Ekzekutohet 33 vjeçari ne Rogozhine - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 33-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë. Viktima është Klevis Kapllanaj. Trupi i pajetë i tij u konstatua nga një banor i fshatit, rreth 200 metra larg banesës. I riu është ekzekutuar me 14 plumba, ndërsa krimi dyshohet se mund të ketë ndodhur gjatë orëve të vona të natës. Ekzekutorët ende të paidentifikuar i kishin ngritur pritë 33-vjeçarit e më pas të ndihmuar dhe nga errësira në rrugë e kanë qëlluar atë me breshëri kallashnikovi. Sipas policisë Kapllanaj kishte dalë mbrëmjen e të hënës për të pirë kafe. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Kjo pasi, 33-vjeçari ka qenë më herët i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Recommended