Ekzekutohet me arme 53-vjeçari ne Shkoder
  • 6 years ago
Një 53-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Burime për tvklan.al konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Kiras? të qytetit verior rreth orës 07:00.

Sipas informacioneve, viktima është Fatbardh Lici 53 vjeç. Shkaqet dhe rrethanat janë ende të paqarta. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima ka qenë në një lokal kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për të mbledhur provat dhe për zbardhur këtë krim të rëndë. Ndërkohë, në fshatin Dobraç policia gjeti një automjet duke u djegur, që besohet të jetë përdorur nga atentatorët e vrasjes së 53-vjeçarit.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e vrasësve. Grupi hetimor është fokusuar në të shkuarën e 53-vjeçarit Fatbardh Lici, për të mësuar nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.
Recommended