62-vjeçari ekzekutohet ne Tirane
  • 5 years ago
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Liqenit Artificial, në Tiranë.

Krimi mësohet se ka ndodhur pranë një shkolle private, ku viktima i moshës 62-vjeçare po vraponte. Dyshohet se burri është qëlluar me armë zjarri në prani të të birit.

Policia e Tiranës tha 62-vjeçari me iniciale H.B. është vrarë me armë zjarri rreth orës 18:15.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Recommended