Ora News - Kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundërshtuan punonjësit e policisë.

Uniformat blu arrestuan:

1- Olsi Hajno 26 vjeç

2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç

3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi më iniciale K.G.

"Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur më datë 23.08.2018, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Aleksandrisë", ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën,"-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kundershtuan-punonjesit-e-policise-3-ne-pranga-ne-vlore

Recommended