Ora News - Dështon "mesazhi me tritol" në Vlorë, policia vë në pranga autorin dhe porositësin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 34-vjeçar në Vlorë është arrestuar në flagrancë në tentativë për të vendosur një sasi eksplozivi pranë një banese.

Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të së dielës, 14 qershor.

Shtetasi Marlen Gutçi ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D.,në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.

Policia ka bërë dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit Bexhet Alliaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh, të listuara si më poshtë:

1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet do t?i referohen Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/deshton-mesazhi-me-tritol-ne-vlore-policia-ve-ne-pranga-autorin-dhe-porositesin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended