Ora News - Dështon "mesazhi me tritol" në Vlorë, policia vë në pranga autorin dhe porositësin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Sulmet me tritol, të lexuara gjithmonë si mesazhe kërcënuese në Vlorë janë riaktivizuar me të paktën 4 ngjarje vetëm për qershorin. Sot policia njoftoi parandalimin e një akti të tillë, ndërsa vuri në pranga autorin dhe porositësin.

Kjo sasi tritoli (shiko videon) ishte porositur të shpërthente në oborrin e një shtëpie në Vlorë.

Por sulmi dështoi dhe 34-vjeçari që po e vendoste u kap nga Policia në kushtet e flagrancës. Në pranga përfundoi Marlen Gutçi.

Ndërsa porosia ishte që tritoli të vendosej në oborrin e banesës së shtetasit Adhurim Demiri në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë.

Si rrallë herë kohët e fundit në ngjarje të tilla, policia arriti shpejt edhe tek porositësi.

Ai është Bexhet Alliaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", tashmë i arrestuar.

Ndërsa në banesat e tyre, u gjetën, armë zjarri, eksploziv të montuar të gatshëm për shpërthim, lëndë narkotike dhe tre makina, ku njëra ishte e vjedhur.

Ndëkohë një grup hetimor po punon për sqaruar shkaqet e konfliktit mes objektivit të sulmit dhe porositësit vendosjes së tritolit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/deshton-mesazhi-me-tritol-ne-vlore-policia-ve-ne-pranga-autorin-dhe-porositesin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended