Ora News - Memaliaj, informatori i policisë u vra për motive pronësie, pranga babë e bir

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e Alekt Muhos në Memaliaj, e cila u përfol si një vrasje e informatorit të policisë pasi kishte denoncuar më parë disa parcela me hashashi, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për motive pronësie.

Policia ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, duke arrestuar edhe dy autorët e dyshuar.

Në pranga janë vënë babë e bir, Hetem dhe Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç, banues në Sarandë.

"Ndalimi i tyre, u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur ?Bolovec? të fshatit Rabie. Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve", tha policia në njoftimin zyrtar të datës 7 shtator.

U vra 8 ore pas asgjesimit te parceles

Fakt është se vetëm 8 orë pas asgjësimit ka ndodhur atentati ndaj 43 vjeçarit. Çka forcon dyshimin se vrasja mund të jetë kryer apo porositur nga pronarët e parcelës së drogës.

Denoncuesi Alket Muho është gjetur i vrarë në tokat e tij.

Babai, Gjolek Muho bën apel policisë ti zbulojnë autoret. Ndërsa vjehrri i të vrarit Alket Muhos thotë se para dy vitesh ai ka pasur një konflikt me një të njohur për vjedhje hashashi.

Viktima u gjet i vrarë në pyll nga një bari

Alket Muho u gjet i vrarë mëngjesin e 6 shtatorit në mes të pyllit të fshatit Rabie Tepelenë nga një bari i zonës, i cili lajmëroi më pas policinë.

Viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit.

Muho, informator i policisë për kanabisin

Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Burime pranë grupit hetimor thanë për Ora News se disa kohë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash.

Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar.

Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë. Aksioni u ndërmor në fshatin Gllave, shumë pranë fshatit Rabije ku u gjet i vrarë 43 vjeçari.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbardhet-vrasja-ne-memaliaj-43-vjecari-u-ekzekutua-motive-pronesie

Recommended