Asambleja e PS Rama: "Jemi forca e se ardhmes, kur qeveris e djathta ka dhe me keq"

  • 6 years ago
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën duke e konsideruar një forcë pa vizion dhe pa program.

Partinë Socialiste e ka konsideruar forcën e së ardhmes dhe që njerëzit kanë pritshmëri të larta nga qeveria socialiste.

Për këtë arsye, Rama ka theksuar disa herë se kur qeveris e djathta, tek njerëzit ekziston mendimi se ka dhe më keq, kurse në rastin e qeverisë së majtë njerëzit mendojnë se ka dhe më mirë.

"Një opozitë që nuk shkon në Parlament, është një hata e madhe sepse duhet të përfshihemi në një sport që nuk ka lidhje me politikën. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe ka program sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, për fuqinë tonë për të bërë më të mirën. Sfida kryesore që ne kemi është ngrihemi në lartësinë e duhur. Këtu u thanë gjëra të vërteta, por ne tani e kemi të nevojshme që të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona për të shkuar qark më qark, Bashki më Bashki për të folur me njerëzit për çfarë njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me vëmendje që të kuptojmë. Në popull ekziston mendimi se me të djathtën ka dhe më keq, me të majtën ka dhe më mirë.

Me ne njerëzit nuk mund të kënaqen që nuk i rrahim rrugëve, që nuk i dhunojmë verbalisht por edhe fizikisht, nuk mund të kënaqen që nuk i trajtojmë si lecka. Me të drejtë prej nesh njerëzit kërkojnë shumë më tepër, sepse ne jemi forcë e së ardhmes, ata janë forcë e së shkuarës. Ne duhet të jemi patjetër krenarë që PS ka treguar dhe njëherë se është e vetmja forcë që vepron si forcë e së ardhmes me të gjitha të metat dhe të gjitha gabimet që bën dhe ka shënuar në këtë fazë me reformën në drejtësi dhe vetingun", u shpreh Kryeministri.

Rama foli edhe për rendin dhe sigurinë në vend, duke dhënë shifra krahasuese ndër vite lidhur me asetet kriminale të sekuestruara.

"Nga viti 2008 deri në vitin 2013 janë sekuestruar 27 milionë Euro asete kriminale. Nga viti 2014 deri tani janë sekuestruar 152 milionë Euro asete kriminale. Janë pesë herë më shumë. Patjetër që ka ende shumë për të bërë për të konsoliduar atë që kemi arritur. Po të shohim shifrat në rritje, është e qartë përsëri se kur qeveris e djathta ka dhe më keq, kur qeveris e majta ka dhe më mirë", deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Recommended