Mbahet forumi ekonomik “Ballkani i së ardhmes”

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta situatën politike në rajon e sheh të lidhur ngushtë me të ardhmen e ekonomive të këtyre vendeve. Në forumin ?Ballkani i së Ardhmes: Drejt një përfshirje globale?, kreu i shtetit thotë se presioni që vjen nga globalizimi i imponon vendeve te rajonit një model ekonomik të koordinuar.

?Garantimi një modeli të rëndësishëm ekonomik kërkon forcimin politik dhe duhet të shtohen përpjekjet për zgjidhjen e problemit ,mes Maqedonisë dhe Greqisë apo normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dy zhvillime do ndryshonin panoramën dhe besueshmërinë në raport me investitorët.?

Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e sheh të rëndësishëm bashkëpunim në aspektin e zhvillimit të tregjeve të kapitalit, por jo më shumë se krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznesin.

?Ne kemi probleme me mjedisin e biznesit, përfshirë korrupsionin dhe infomalitetin. Stabiliteti ynë ekonomik dhe financiar duhet të rritet më tej duke ulur edhe kostot e financimit.?

Kreu i financave mendon se kërkohet vizion afategjatë politik nga të gjitha vendet e rajonit si dhe një kuadër i shendoshë makrofiskal.

?Rreziku makro-fiskal është si puna e atij ujkut virtual në pyll, që kushdo që është në qytet thotë se ujku është përrallë, ndërsa kur e keqja ndodh aty ke kuptuar që ujku të ka ngrënë gjysmën e trupit.?

Kryebashkiaku i Tiranës me shumë se për ekonomi globale dhe atë rajonale flet për atë lokale, dhe ndalet tek suksesi falë mirëmenaxhimit të ndërmarrjes së ujësjellesit.

?Për herë të parë në 27 vjet del me një fitim rekord.?

Të ftuar në këtë forum ishin përfaqësues të biznesit nga të gjithë vendet e rajonit.

Recommended