“Me dritën e ndezur të së ardhmes”, Rama mban premtimin, shtëpi të re familjes Ahmeti në Vlorë
  • 5 years ago
VLORË- Pak javë më parë kreyministri i vendit, Edi Rama vizitoi familjen Niko Ahmetit nga fshati Vajzë i Vlorës.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Niko Ahmetit dhe premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.

Gjatë bisedës, kryefamiljari i rrëfeu kryeministrit se jetonte pa ujë, pa drita, flinin në tokë dhe jetonin me vetëm një ndihmë ekonomike.

Në postimin e sotëm të kryeministrit, familjes nga Vlora i është rindërtuar shtëpia, i është rikthyer energjia elektrike, ndërsa djemtë më të rritur të kryefamiljarit janë futur në kurse profesionale.
Recommended