Niveli i deteve rritet, ja si do jenë shtëpitë “pluskuese” të së ardhmes
  • 4 years ago
Nëse tendenca nuk ndryshon, rritja e nivelit të deteve nuk do të jetë vetëm një pasojë e mundshme dhe e largët e ndryshimeve klimaterike.


Do të jetë një emergjencë reale për të cilën bota e projektimit ka filluar që tani të kërkojë përgjigje dhe alternativa. Arkitekti polak, Vojciec Morsztyn, ka projektuar ato që i ka quajtur komunitetet e tij oqeanike që do të bëhen zgjerimet natyrale të qyteteve tona bregdetare.

Në 10 apo 15 vitet e ardhshme, shpjegon ai, niveli i deteve mund të zhdukë qytete të tëra. Komuniteti im oqeanik, krijon njësi pluskuese detare që transformohen në hapësira banimi. Vojciec Morsztyn, falë projektit të tij, ka fituar edhe një çmim prestigjioz dhe është bërë i njohur në nivel global.

Ideja e tij, ndonëse për shumëkënd mund të duket futuristike, mund të fillojë shpejt të aplikohet, duke parë se pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më të dukshme, me akullnaja të lashta që shkrihen dhe temperaturat që vazhdojnë të rriten vit pas viti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Floating#VojciecMorsztyn#TopChannel
Recommended