Ora News-Balla: Na kërkuan pazar të pistë për Llallën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla tha se opozita i ka kërkuar një pazar, që ai e quajti të pistë për të mbajtur në detyrë prokurorin aktual.

Balla: Ne nuk bëjmë pazar në kurriz të drejtësisë. Për ne drejtësia është gjëja më rëndësishëm që qytetarët na kanë votuar. Ata kërkuan që ne të bëjmë pazar të pisët për të lënë në detyrë prokurorin aktual. Ne nuk jemi tërhequr dhe të jeni të sigurit që drejtësia po vjen. Fakti që bërtasin kaq shumë tregon se ka filluar ti fillojnë dhimbjet

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS e lidh protestën e PD me marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës.

Balla: Shqiptarët e shohin se kush janë bërë bashkë. Janë bërë bashkë ata që prej 2014 kanë qenë bashkë kundër reformës në drejtësi. Në 22 korrik 2016 nuk mundën ta bllokonin reformën në drejtësi. Shqiptarët në 25 qershor na dhanë një mandat për të cuar deri në fund reformën në drejtësi.

Ky debat nuk mund të zhvillohet me dhunë, as bomba, goditje, bidona me ujë e gjithcka pati mundësi Luli e Monika Bashë nën dirigjimin e Berishës.

Debati bëhet në institcione dhe nëse ata kanë kontestim për vendimin e Kuvendit është Gjykata Kushtetuese që e ndan. Nuk mund ta ndajë PD dhe simotra LSI procedurën për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm.

Kuvendi sot ka përcaktuar sot një prokuror të përkohshëm të përgjithshëm, ata që bërtasin atje kanë probleme të theksuara me drejtësinë.

Mbani mend në shkurt të 2017 kur ne thirrëm Shkëlzen Berishën, PD thirri një protestë. Para 3 ditësh Gjykata e Tiranës vendosi marrjen nën hetim të Shkëlzen Berishës, marrja në pyetje të Shkëlzen Berishës, Sali Berishës etj. Pas tre ditësh PD sot është në protestë.

Ne jemi zgjedhur për të bërë detyrën që na kanë ngarkuar shqiptarët.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-protesta-e-pd-3-dite-pasi-shkelzen-berisha-thirret-tu-marre-ne-pyetje

Recommended