SHBA i ndaloi hyrjen, Balla: Kishim të drejtë për Llallën, PD-LSI të kërkojnë ndjesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vendimi i DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij në SHBA legjitimoi vendimin e mazhorancës për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Duke e cilësuar një vendim të rrallë të SHBA, Balla tha në Ora News se PD-LSI i detyrohen një ndjesë shqiptarëve për kaosin që shkaktuan seancën plenare të 18 dhjetorit 2017.

Balla: Nuk po i hyj pjesës personale të zotit Llalla, aspektit të vendimit të marrë nga DASH i firmosur nga Tillerson, i cili është Sekretar i Shtetit. I rrallë si vendim por sot i kam bërë një pyetje PD dhe LSI, që të paktën sot ndoshta ishte dita që të kërkonin ndjesë për seancën e 18 dhjetorit. Kërkesën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që prokurori të vazhdonte të rrinte në detyrë. Besoj që të gjithë biem dakord që PD-LSI i kanë një ndjesë qytetarëve shqiptarë për atë seancë të turpshme e cila dëmtoi edhe njëherë tjetër imazhin e Shqipërisë kudo në botë dhe që sot u vërtetua me këtë vendim të DASH që paskemi pasur të drejtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shba-i-ndaloi-hyrjen-balla-kishim-te-drejte-llallen-pd-lsi-te-kerkojne-ndjese

Recommended