Report Tv-Kuvend/ Balla: PD kërkoi pazar për të ndryshuar ligjet e Vettingut

  • 6 years ago
TIRANË-Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se PD kërkoi pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e Vettingut. Kryetari i grupit parlamentar theksoi se maxhoranca iu përgjigj negativisht një oferte të tillë nga opozita e cila sipas tij synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëare të Hetimit, strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në akte korruptive apo dhe kriminale. Deklaratës së Ballës, iu përgjigj PD pak orë më vonë, në një deklaratë për mediat. PD thotë se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë pazar me kryeministrin Edi Rama, për Vetting-un. PD thotë se mazhoranca ka kaluar sot, propozimet për Vettingun që sipas PD, demokratët kanë 1 vit që i kërkojnë.

Kur ne nisëm këtë sesion, PD ofroi pazar për ndryshimin e 7 ligjeve. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazar për Vettingun e Drejtësisë. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe letër dhe synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet Vettingu duke shkuar në hotele. Ata duhet të jenë sot këtu që çojnë përpara reformës në drejtësi.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
'Vettingu nuk bëhet nëpër hotele', Balla ironi me Bashën
Kryetari i grupit parlamentar socialist ka komentuar edhe propozimin e opozitës për Vettingun në politikë. Duke u ndalur te bojkoti nga PD dhe LSI, Balla ironizoi se "Vettingu nuk bëhet nëpër hotele", lidhur me mbledhjet që ka zhvilluar opozita paralelisht me Kuvendin në disa qytete të vendit, por duke marrë pjesë në punimet e seancave për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Balla tha se përveç PD, Lulzim Basha ka marrë peng edhe LSI-në.

Recommended