Ora News - Balla-Bashës për KQZ-në: Opozita duhet të caktojë dy kandidatura, jo një

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e sqaroi nga foltorja e Kuvendit shefin e opozitës Lulzim Basha lidhur me vakancat në KQZ.

Në përgjigje të akuzës së Bashës se mazhoranca po rrëmben një kandidaturë të PD, Balla tha se opozitës i takojnë dy përfaqësues jo një.

Ndaj edhe i ftoi të paraqesin kandidaturat.

Taulant Balla: Kërkova fjalën për të sqaruar sadopak kryetarin e opozitës Lulzim Basha, i cili u shpreh se nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon PD. Lulzim të takojnë dy kandidatura, jo një. Nga katër vakanca të krijuara në KQZ, dy në mënyrë të barabartë i takojnë mazhorancës dhe dy opozitës, jo një. Përfitoj nga rasti dhe sot që ti rikërkojmë PD, opozitës të sjellë dy kandidaturat, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë, nga katër ke gjysmat.

Sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë, jemi vetëm PS. Të dy vendet që i takonin shumicës parlamentare së legjislaturës së vitit 2009-2013 tashmë i takojnë shumicës parlamentyare të legjislaturës 2017-2021. Dy ish-anëtarët e KQZ, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër kanë qenë propozime të PD. Automatikisht dy propozimet e reja i takojnë partisë që ka shumicën parlamentare sot, PS.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-bashes-kqz-ne-opozita-duhet-te-caktoje-dy-kandidatura-jo-nje

Recommended