Çmim rekord për vezët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga produktet baze te ushqimit, veza ka pësuar nje rritje te pashpjegueshme çmimi gjate ditëve te fundit. Ne tregun vendas tregtaret thonë se nje kokërr veze arrin deri ne 20 leke. Nese do t?u referohemi te dhënave, ne tre muajt, çmimi i këtij produkti është rritur me gati 30 - 40 %. Ky fakt ka bere qe çmimi i tyre mesatarisht luhatet ne 18 leke për kokërr. Tregtaret shpjegojnë edhe arsyet e këtij fenomeni. Por fakti qe një prej kompanive kryesore ne treg ka ndalur prodhimin, tregtaret thonë se rritja e larte e çmimit është edhe loje e prodhuesve për te rritur fitimet. Kompanitë ne treg e justifikojnë këtë rritje edhe me shtrenjtimin e kostove, siç është ushqimi për pulat. Por përtej shkaqeve qe ndikojne ne koston e produktit, ajo çka është fenomen ne tregun vendas është abuzimi qe bëjnë prodhuesit dhe tregtaret ne përcaktimin e çmimit, për shkak se tregu nuk monitorohet siç duhet nga strukturat përkatëse

Recommended