2 mijë grek për varrimin e Kaçifës, frikë për incidente - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 2 mijë qytetarë grekë por edhe minoritarë nga Greqia dhe Qipro pritet të mbërijnë në Bularat për ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifës.Kjo gjë është paralajmëruar nga gazeta greke Kathimerini ku behet e ditur se ata jane duke u përgatitur për të shkuar me autobus në Bularat si dhe për të shprehur zemërimin pasi  sipas tyre vrasjen nga efektivët e RENEAS ishte kryer me gjakftohtësi  dhe mund të ishte evituar.Njeri prej avokateve te familjes, Aleksandros Likurezos ka deklaruar se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen pasi sipas tij  mënyra e funksionimit e autoriteteve shqiptare padyshim fsheh diçka.Ndërkohë që sot ose maksimumi nesër në mëngjes pritet të dal ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me vdekjen e 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.Ka ende pikëpyetje në lidhje me ditën se kur do të zhvillohet ceremonia mortore, por duke marrë konsideratë ritet ortodokse të cilat nuk lejojnë kryerjen e ceremonisë pas orës 15:00 si deh organizimet që po bëhen për pjesëmarrje, nuk është çudi që varrimi të bëhet të mërkurën paradite.

Recommended