Klosi: Rekord turistësh në gusht - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse sezoni turistik do të vijojë edhe në shtator, për ministrin Blendi Klosi këto muaj vere mund të konsiderohen të suksesshme. Ministri pret që gushti të shënojë një rritje të numrit të turistëve të huaj duke arritur në 1.4 milion, shifër kjo e paarritur më parë.



Për mua sezoni nuk ka mbaruar, ai do të vijojë edhe në shtator.



?Mund të them se ky ka qenë një sezon i suksesshëm dhe unë ndihem mirë për këtë fakt. Mendoj se gushti do të mbyllet me një shifër prej 1.4 milion turistë të huaj, pra me një rritje prej 20 %, shifër e konsiderueshme kjo.?

 

Por ndonëse rritja e numrit të turistëve është një lajm i mirë për vendin, ana tjetër e medaljes është që një sërë kontratash me operatorët ndërkombëtare, janë refuzuar edhe këtë sezon, për shkak të mungesës së hoteleve në vend.



?Po refuzojmë gati 25 % të ofertës dhe ky është shqetësimi jonë është sfida e turizmit. Ndaj në bashkëpunim të ngushtë me bizneset po shohim mundësinë investimeve në hotelet luksoze të cilat mungojnë vend.?

 

Por a ishte ky sezon turistik me kushte me të mira se një vit më parë?



Pritshmëritë e qeverisë janë që deri në fund të vitit, numri i turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë të arrijnë në 6 milion.

Recommended