Pendohen vrasësit: Gaçajn e qëlluam se na poshtëronte

  • 9 years ago
TIRANE - Autorët e vrasjes së dyfishtë 3 netë më parë në kryeqytet dhe objektivi i tyre i cili mbeti i plagosur teksa i largohej breshërisë së automatikut, do të qëndrojnë në burg.

?Arrest me burg? vendosi gjykata për Sael Sulajn dhe Vasjel Cavon të cilët kanë pranuar autorësinë e krimit por para gjykatës kanë shprehur pendesë, duke sqaruar se nuk kishin asnjë qëllim të vrisnin të tjerë veç Elvis Gaçajt.

?Gaçaj na ofendonte, na poshtëronte duke ofenduar sa herë që na shihte në rrugë dhe në dy raste na ka rrahur me shkop bejsbolli?, - kanë rrëfyer dy të rinjtë para gjykatës, teksa janë të pandehur si autor të dyshuar të masakrës.

Prokuroria e cila kërkoi lënien në burg të dy autorëve ka sqaruar dhe motivin e vrasjes, ku sipas saj shkak ka qenë konflikti për shpërndarjen e drogës midis dy grupeve rivale në zonën e njohur si ?Lulishte 1 Maji? dhe Komuna e Parisit.

29 të shtënat e Sulajt e Cavos lanë të vdekur Aurora Oskian dhe Kevin Rugova ndërsa vajza me iniciale E.Gj e cila ndodhej në makinë me ta mundi t?i shpëtojë masakrës.

Ata ishin në shoqërinë e 40-vjeçarit Elvis Gaçaj, për të cilin më herët gjykata i komunikoi akuzën në ambientet e Spitalit të Traumës pasi ai është arrestuar dhe po hetohet për trafik narkotikësh.

Gaçaj ka mohuar njohjen me autorët e krimit, por prokuroria po vazhdon hetimet pasi e ka cilësuar dëshminë e tij si të pavërtetë dhe se e bërë për të shmangur hetimin real të konfliktit midis grupeve rivale.

Recommended