Arrestohen bashkëpunëtorët e vrasësit të Nard Polisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shkdorës ka arritur të zbardhë vrasjen e Nard Polisë dhe të identifikojë autorët e kësaj ngjarjeje.Tre shtetas janë arrestuar si bashkëpunëtorë të dyshuar në krim dhe është shpallur në kërkim autori vrasjes.Sipas policisë janë arrestuar shtetasit:T., 26 vjeç, banues në lagjen ?Skënderbeg?, Bashkia Shkodër.T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen ?Skënderbeg?, Shkodër.M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi K.S., 27 vjeç I cili dyshohet të jetë dhe ekzekutori I Nard Polisë.Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezultoi se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim vrasësin e Nard Polisë.Forcat blu gjatë hetimit arritën të siguronin prova materiale dhe shkencore të cilat mundësuan dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.Gjatë veprimeve hetimore u bë i mundur gjithashtu dhe sekuestrimi I automjetit që u përdor nga autorët gjatë ndjekjes së viktimës dhe largimit të ekzekutorit. U sekuestruan gjithashtu 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprën penale ?Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake?.