Top News - Vrasësit e Khashoggit/ Gjykata ndryshon vendimet

  • 4 years ago
Një gjykatë në Arabinë Saudite ka zëvendësuar dënimet me vdekje ndaj pesë të dënuarve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në 2018, duke i ndëshkuar me nga 20 vjet burg. Argumenti i Prokurorit Publik ishte se zbutja e dënimit vjen si pasojë e faktit që familja e Khashoggit ka vendosur që t`i falë. Tre persona të tjerë do të marrin dënime që marrin ndërmjet shtatë dhe 10 vjet heqje lirie. Kritiku i ashpër i qeverisë saudite, u vra brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Stamboll nga një grup agjentësh sauditë. Qeveria saudite u përpoqë të tregonte se vrasja u krye gjatë një operacioni që doli jashtë kontrolli dhe një vit më vonë, prokurori i këtij shteti coi në bankën e të akuzuarve 11 individë të paidentifikuar. Fillimisht, pesë prej tyre u ndëshkuan me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, tre u dënuan me burgim për mbulim të krimit, e disa të tjerë u shfaqjësuan. Gjyqi u konsiderua një ?antitezë e drejtësisë? nga një përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara, që tha se Khashoggi ka qenë ?viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm?, prapa të cilit qëndron vetë shteti saudit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Khashoggit#TopChannel