SHBA-ja akuzon sërish Kinën për sulme kibernetike

  • 9 years ago
SHBA-ja ka akuzuar qeverinë dhe ushtrinë kineze për sulme kibernetike. Në një raport amerikan thuhet se janë vënë në shënjestër kompjuterët e qeverisë së SHBA-së, si pjesë e një aktiviteti spiunazhi kibernetik, thotë një raport amerikan.

Ndërhyrjet kibernetike janë të fokusura në sistemet elektronike të sektorëve të inteligjencës, ekonomisë dhe mbrojtjes për të marrë sa më shumë përfitime nga vetë Kina.

Kjo është hera e pare, që raporti vjetor i Pentagonit i lidhi sulmet në mënyrë direkte me qeverinë e Pekinit.

Ndërkohë nga ana e saj Kina tha se ky raport është i pabazuar.

Agjencia e lajmeve Xinhua tha se ky raport dëmton besimin mes dy vendeve dhe se vetë Kina është viktimë e sulmeve kibernetike

Gjithashtu raporti i Pentagonit kritikon edhe mungesën e transparencës në programin për modernizimin e ushtrisë kineze dhe shpenzimet për sektorin e mbrojtjes.

Recommended