Top News - SHBA-ja anulon vizat për 1.000 studentë kinezë

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara kanë revokuar vizat për më shumë se 1.000 shtetas kinezë, në tre muajt e fundit, në bazë të një urdhri presidencial për të pezulluar hyrjen nga Kina të studentëve dhe studiuesve që konsiderohen si rrezik për sigurinë.


Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha më 9 shtator se, veprimi po ndërmerrej nën një urdhër të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 29 maj në përgjigje të veprimeve të Kinës që kufizojnë demokracinë në Hong Kong.

Kjo është hera e parë që Departamenti i Shtetit ofron shifra mbi efektet e urdhrit të Trumpit.

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i rasteve të spiunazhit që përfshijnë Kinën është rritur vitet e fundit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë akuzuar Kinën për praktika të padrejta biznesi dhe përpjekje për të vjedhur hulumtimet për koronavirusin.

Gati 370.000 studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së më 2018-19.

Zëdhënësja tha se studentët dhe studiuesit e prekur përfaqësojnë ?një nëngrup të vogël? të atyre që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.

?Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina të cilët nuk ndjekin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak?, tha ajo.

Kina tha në qershor se kundërshtonte me vendosmëri çdo lëvizje të SHBA-së për të kufizuar studentët kinezë në Shtetet e Bashkuara dhe i kërkoi Uashingtonit të bënte më shumë për të rritur shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve aktualisht janë në nivelet më të ulëta në histori, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë mosmarrëveshje për çështje që variojnë nga tregtia dhe të drejtat e njeriut, pastaj Hong Kongu dhe pandemia e koronavirusit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#HongKong#TopChannel

Recommended