SHBA paraqet rezolutë: Ja vendet ku Soleimani po planifikonte sulme!

  • 4 years ago
Ambasada iraniane në Sarajevë hodhi poshtë akuzat se gjenerali Qasem Soleimani, kishte planifikuar një sulm terrorist në Bosnje dhe Hercegovinë.


Teherani i quan ? të pabaza? të tilla pretendime ndaj atij që regjimi i ajatollahëve e përshkruan si ? heroin e luftës kundër terrorizmit dhe një simbol të fitores ndaj Shtetit Islamik?. Një rezolutë e dorëzuar në senatin amerikan nga republikani Ted Cruz pretendon se gjeneral Soleimani? kishte komplotuar për sulme në Bosnje, Gjermani, Bullgari, Kenia, Bahrein, Turqi e vende të tjera, duke synuar të vriteshin amerikanë dhe personel i ushtrisë së SHBA-së.

Ambasada iraniane në Sarajevë i quajti ?të pavërteta? këto pretendime, që I referohen sipas saj ? burimeve tendencione dhe të rreme? të huaja. Ajo i bëri thirrje mediave t?i përmbahen parimit të ndershmërisë dhe të shmangin publikimin e informacioneve të pabazuara. Në rezolutë thuhet se Soleimani mbikëqyri sulmet terroriste në Irak, Afganistan dhe gjetkë, që thuhet të kenë vrarë me qindra amerikanë. Ajo e quan atë ? lideri terrorist i njësisë elitë Quds të Rojeve Revolucionare?, dhe e përshkruan më tej si ? kërcënim terrorist global për SHBA dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Në një intervistë dhënë gazetarot kroat me origjinë libiane, Hassan Haidar Diab në vitin 2017, Soleimani thoshte se kishte luftuar në anën e boshnjakëve muslimanë në luftën e Bosnje- Hercegovinës në 1993 dhe 1994. ?Kudo ku muslimanët kanë nevojë për ndihmë, unë jam atje?, i pat thënë ai Haidar Diabit. Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan pranë aeroportit të Bagdadit në 3 janar, një lëvizje kjo që I përshkallëzoi armiqësitë mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel

Recommended