Top News - Kina kundër SHBA/ E akuzon për ‘bullizëm’

  • 3 years ago
Kina ka akuzuar shtetet e bashkuara të amerikës për bullizëm dhe ka sugjeruar se mund të marrë kundërmasa të pa specifikuara pasi Uashingtoni ndaloi shkarkimin e aplikacionit popullor të videove TikTok dhe efektivisht bllokoi përdorimin e aplikacionit të mesazheve kinez, WeChat.
?Kina i kërkon SHBA të heqë dorë nga bullizmi, të ndalë veprimet e saj të gabuara dhe ti bindet rregullave dhe rendit ndërkombëtar?, thuhej në një deklaratë të ministrisë kineze të tregtisë, të shtunën. Nëse shba insiston të vazhdojë në këtë rrugë, Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat legjitime dhe interesat e kompanive kineze.
SHBA e ndërmori lëvizjen kundër dy aplikacioneve kineze të premten, duke cituar shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe duke përshkallëzuar luftën me pekinin për teknologjinë digjitale. Sipas urdhërit, kompania në pronësinë e Tencent, ËeChat, nuk do të funksionojë më në shba nga e diela. Përdoruesit e TikTok nuk do të mund të instalojnë më ipdate-et por mund të vazhdojnë të kenë akses në shërbim deri më 12 nëntor. Zyrtarët amerikanë thanë se masat e të premtes janë thelbësore për sigurinë kombëtare. Administrata trump ka vënë në shënjestër TikTokun në pronësinë e gjigandit kinez të teknologjisë ByteDance, për shkaqe të sigurisë kombëtare dhe 12 nëntori është ultimatumi që trump ka vendosur për lejimin e një marrëveshjeje mes TikTok dhe një kompanie amerikane.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#China#TopChannel

Recommended