Ora News - “Që sot në opozitë”/ Bogdani: Ja pse Rama i frikësohet listave të hapura dhe koalicioneve

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews



I ftuar në Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, ish deputeti i PD, Gert Bogdani ka folur mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia dhe debatin e ditëve të fundit lidhur me ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

I pyetur se kur do të mësohen emrat e kryesuesve të qarqeve, ish deputeti dha këtë përgjigje: ?Pasi të ketë përfunduar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia vjen zgjedhja e kryesuesve të qarqeve. Brenda fillimit të tetorit, edhe ju, edhe publiku, edhe baza e Partisë Demokratike, zgjedhësit në përgjithësi do të njihen jo vetëm me listën por edhe me drejtuesit e qarqeve. Është pjesë e një procesi të tërë dhe ajo është hallka e fundit?.

Matilda Mcini: Gerti Bogdani ku do të jetë?

Gert Bogdani ? ?Atë e vendos anëtarësia, por duke qenë se unë e kam patur të gjithë jetën politike në Tiranë, në parlament apo në pushtetin lokal, pavarësisht se si kryetar I FRPD jam marrë me gjithë Shqipërinë, emir im është propozuar në grupseksionet dhe degët e PD së Tiranës?.

Matilda Mcini: Pra do të jeni sërish në Tiranë?

Gerti Bogdani ? ?Varet nëse anëtarësia e PD nuk do të shënojë emrin me vizë. Anëtarësia do të tregojë ata që nuk do ti ketë në parlament, prandaj është pak i çuditshëm dhe interesant si proces?.

Anëtarësia e PD ka vendimmarrje të pavarur, nuk ka interferencë nga kryetari?

?Nuk ka si të interferojë. Edhe sikur të dojë anëtarësia është aq e madhe sa nuk interferon dot. Pa dyshim që ka preferenca lokale, ka lobingje lokale, diskutime lokale që mund të interferojnë?

Teksa mazhoranca pretendon se sistemi zgjedhor i zgjedhur prej tyre është huazuar nga Kroacia apo Austria, Bogdani u shpreh se, kryeministri Edi Rama i frikësohet listave 100% të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore pasi që sot është në opozitë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qe-sot-ne-opozite-bogdani-ja-pse-rama-i-frikesohet-listave-te-hapura-dhe-koalicioneve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended