3 viktima dhe 121 raste te reja me Covid |Lajme-News

  • 3 years ago
370 persona kanë humbur jetën prej nisjes se pandemisë në vendin tonë. Tre jetë të humbura u shënuan gjatë 24 orëve të fundit.
?Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça?.
Numri i pacientëve të shtruar në të dy spitalet Covid ka pësuar një rënie të lehtë, e po ashtu rastet e infektimeve të reja. 189 pacientë po marrin shërbimin në spitalin Infektiv dhe në ?Shefqet Ndroqi, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë të intubuar. Ndërsa nga testimet e 24 orëve të fundit rezultojnë 121 të prekur nga covid.
?57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz?.
Gjirokastra rezulton të jetë qyteti i parë ku mbyllen disa klasa, pasi 3 gjimnazistë rezultuan të prekur nga Covid ? 19.
Ndërkohë mbetet i lartë numri i rasteve aktive në vend prej 5278 personash, prej të cilëve më shumë se gjysma në kryeqytet.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/