2 viktima dhe 72 raste te reja me Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Shkon në 55 numri i viktimave nga koronavirusi që prej nisjes së qarkullimit të tij në vendin tonë. Pas disa kohësh në terapi intensive 2 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë virus dhe kanë humbur jetën këtë të diel.
? Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive?.
24 orët e fundit janë zbuluar më shumë raste të reja me koronavirus se një ditë më parë dhe po vihet re prania e virusit në më shumë qytete.
?Janë konfirmuar 72 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë?.
Një pjesë e rasteve të reja kanë patur nevojë për hospitalizim.
?Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar?
38 prej të infektuarve janë shëruar, duke e çuar në 1384 numrin e atyre që e kanë tejkaluar koronavirusin. Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5
Tv Klan




SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/