2 viktima dhe 150 raste te reja me Covid | Lajme-News

  • 3 years ago
2 persona kanë ndërruar jetë pas infektimit nga koronavirusi ndërsa po trajtoheshin prej ditësh në spital. ?Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra?, tha Rovena Daja nga ISHP.

Alarmante po bëhet situata në spitalet Covid ku nurmi i të shtruarve është rritur sërish. Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. ?Ju informojmë se në 24 orët e fundit, epidemiologet vijojnë të gjurmojnë në terren rastet e të infektuarve dhe vetem ne 24 orën janë zbuluar 150 persona Covid pozitiv?, shtoi Daja.

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë infektuar mbi 12 mijë persona 60 % e të cilëve janë shëruar ndërsa janë ende aktiv dhe potencial për të infektuar të tjerët 5176 persona.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/