Top News - Superfuqi botërore.../ Zbehet imazhi i SHBA-ve

  • 4 years ago
Imazhi i Shteteve të Bashkuara si një superfuqi botërore është zbehur që kur Donald Trump fitoi garën për president në 2016-n, thotë qendra e pavarur kërkimore Peë. Sipas një sondazhi të kryer në 13 vende vetëm 41 për qind e të anketuarve në Britani kanë një mendim të favorshëm për SHBA-në, përqindja më e ulët e çdo sondazhi që Peë ka kryer në vend. Vetëm 31 për qind e popullsisë në Francë e shohin SHBA-në në mënyrë të favorshme, duke pasqyruar rezultatet e një sondazhi të marsit 2003, kur tensionet mes dy vendeve arritën kulmin gjatë Luftës në Irak, sipas studimit. Sondazhi gjithashtu zbuloi se pjesa më e madhe e dëmit në reputacionin ndërkombëtar të Amerikës mes vendeve aleate e partnerëve kryesorë, lidhet me trajtimin e krizës së koronavirusit. Vetëm 15 për qind e vendeve pjesëmarrëse i dhanë SHBA-së vlerësime të mira për trajtimin e pandemisë. Shumica e tyre thanë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian kanë bërë një punë të admirueshme për vënien nën kontroll të pandemisë. Pothuajse të gjitha vendet, përveç SHBA-së dhe Britanisë, u dhanë vendeve të tyre nota pozitive për trajtimin e krizës shëndetësore.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended