Me mbështetje të SHBA-ve themelohet Klinika Juridike në UEJL

  • 5 years ago
Me përkrahje të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është themeluar për herë të parë në Maqedoni, Klinika Juridike, e cila do funksionojë në kuadër të Fakultetit Juridik. Në të, studentët, përveç ligjëratave, do të mund të zhvillojnë edhe hulumtime mbi lëndë të caktuara, por edhe të ndajnë përvoja dhe këshilla mes profesionistësh, në sferën juridike. Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kate Marie Byrnes tha se nga kjo Klinikë dhe nga ky fakultet, në të ardhmen do dalin jo vetëm juristë, por edhe lidership të mirë që i duhen këtij vendi, siç ka ndodhur me Klinikat Juridike në Universitetet e SHBA-ve.