Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones po zhvillon një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi po zhvillohet në ambientet e presidencës dhe vjen në një kohë ku politika ka pasur zhvillime të rëndësishme ditëve të fundit, ku presidenti ka anuluar 30 qershorin, e nga ana tjetër kreu i ekzekutivit këmbëngulë që zgjedhjet nuk do të shtyhen. Më herët, Moses- Ones u takua me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak orë pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve.

Ndërkohë po sot, në kuvend ka një mocion debati lidhur me këtë dekret, e ndërsa në orën 17:00, Meta ka njoftuar një tjetër dalje të jashtëzakonshme.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended