Peshkataret e Durresit ne prag falimentimi (9 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Peshkatarët në prag të falimentimit. Ata deklarojnë se nuk kanë asnjë litër naftë për të punuar. Ka më shumë se një muaj që 74 anijet e flotës së Durrësit janë të bllokuar në kalatën e tyre. Siç dihet ata kërkojnë që shteti shqiptar t'i ndihmojnë duke i furnizuar me karburant pa i detytuar të paguajnë akcizën, por vetëm tvsh-në. Jo vetëm që kërkesa që është plotësuar, por sot nga Brindisi në kapitenerinë e Portit të Durrësit, mbërriti një shkresë që ndalonte peshkarexhat shqiptare që ndalonin të hynin në këtë port.
E gjitha kjo bëhet thanë ata për të parandaluar trafiqet ilegale të klandestinëve dhe drogës. Ky rregull i heq këtyre peshkatarëve të vetmen mundësi për të mbijetuar. Tashmë për furnizim ka mbetur vetëm Porti i Gumenicës që do të thotë 50 orë lundrim dhe 2 mijë litra naftë për rrugë. Me këto kosto dhe ato pak anije që mund t'a përballojnë udhëtimin, nuk kanë asnjë lloj interesi t'a bëjnë atë.
Shpresa e tyre e vetme mbetet premtimi i Kryeministrit Meta gjatë takimit që ai pati në fund të shtatorit me përfaqësuesit e tyre. Në rast se dhe ai nuk bën gjë shprehen ata, për ne nuk mbetet gjë tjetër veçse të shesim barkat dhe të kthejmë mprasht licensat. Ndërkohë që tregu i peshkut vazhdon të furnizohet me mall të importuar të rritur artificialisht dhe të një cilësie mjaft të dyshimtë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended