Italia ndihma ushtrise shqiptare, ceremonia ne Shkozet te Durresit - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot në bazën e rezervave të ushtrisë në Shkozet të Durrësit, u zhvillua ceremonia e dhënies së ndihmave, që qeveria italiane, ka dhënë për ushtrinë shqiptare. Kjo ndihmë kap shifrën 4 miliard lireta dhe konsiston kryesisht në automjetet e tonazhit të rëndë, të cilat do të shërbejnë për shtrimin e autostradës Vlorë-Sarandë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, zoti Ilir Gjoni, si dhe zoti Mario Bova, ambasadori i Italisë në Shqipëri. Kjo është vetëm një pjesë e ndihmës italiane, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndihma e përgjithshme italiane për ushtrinë shqiptare deri tani ka arritur në 40 miliard lireta./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended