Porti i Durresit i nenshtrohet rikonstruksionit - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Porti i Durrësit gati për investime. Tashmë janë pastruar dy mijë metra katror shesh në territorin portual. Prej ditësh po punohet për pastrimin e sipërfaqes së tij nga mbeturinat prej guri e betoni. Disa nga magazinat e vjetra, kanë filluar të shërbejnë, kurse disa të tjera do t?i nënshtrohen rikonstruksionit. Të gjitha këto veprime, po kryen me fondet e vetë portit detar.

Këto punime po bëhen për t?i paraprirë investimeve të Bankës Botërore, të cilat në seksione të veçanta kanë filluar nga puna. Këto punime konsistojnë në rikonstruktimin e tre kalatave. Pas studimit gjeologjik firma arabe, pret të ndërhyjë në kalatën nr.6. E gjithë kjo punë që ka kthyer portin e Durrësit, në një kantier të vërtet ndërtimi, ka për synim shndërrimin e tij në një port të denjë për të qenë porta e Korridorit të 8-të./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended