Ora News në vendin e aksidentit që mori dy jetë, drejtuesi i “Benz-it” ishte me shpejtësi 150 km/h

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Në dalje të tunelit të Kërrabës, gjurmët nga aksidenti tragjik i një nate më parë që u mori jetën dy vajzave të reja nga Shkodra, ishin ende aty.

Në anë të rrugës gjendjen ende copa nga makina tip ?Volkswagen?, që drejtohej nga Denisa Dibra 26 vjeçe dhe që u bë shoshë pasi u përplas nga mjeti tip ?Benz? që drejtohej nga Behar Pema.

Ky i fundit përveç se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kjo e vërtetuar nga policia me dy teste për alkoolin, ishte dhe me shpejtësi 150 km/h.

Sipas dëshmisë së dy vajzave të mbijetuara nga aksidenti që po marrin trajtim mjekësor në spital, ai kishte kryer manovra që në hyrje të tunelit dhe nuk kishte frenuar fare kur para tij është shfaqur makina e vajzave.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë me akuzat ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ora-news-ne-vendin-e-aksidentit-qe-mori-dy-jete-vajzash-drejtuesi-i-benz-it-ishte-me-shpejtesi-150-km-h/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended