Report TV-Ndërtohet skema e aksidentit/ Drejtuesi i Ford-it hyri në parakalim

  • 6 years ago
Sarandë- Pushimet e një çifti italian nga Genova u kthyen në një tragjedi paraditen e sotme, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin një ?Piaggio? me targa AL 429 u përplas me një makinë tip ?Ford? me targa AA 609 UD.

Pak orë pas ngjarjes, ekspertët kanë mundur të ndërtojnë të gjithë skemën e aksidentit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se shkaktar i tij ka qënë shtetasi Fatmir Rumani, drejtuesi i Fordit.

Ai udhëtonte nga Saranda për në Ksamil, ndërsa motori tip ?Piaggio? vinte nga Ksamili në drejtim të Sarandës. Përplasja siç thonë ekspertët ka ndodhur në afërsi të kanalit të Çukës, kur Fordi i kishte hyrë në parakalim një mjeti tjetër, ndërsa përballë i vinte motori.

Në momentin e përplasjes Fordi ka tentuar të bëjë një manovër, por e ka pasur të pamundur të shmangë përplasjen në krahun e pasagjerit, duke shkaktuar kështu vdekjen e turistes italiane, Maria Sedda, 64 vjeçe.

Ekspertët thonë gjithashtu se edhe motori ka qënë duke ecur jashtë korsisë së tij, por pavarësisht kësaj, përgjegjësia bie mbi Fatmir Rumanin pasi ishte ai që kishte hyrë në parakalim. Ndaj tij është prerë një urdhër arrest për aksident me ?pasojë vdekjen?.

Sarandë

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:10, në fund të Kanalit të Çukës, lagjia nr.1 Sarandë, ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

Policia bëri idendtifikimin e tyre:

- Maria Sedda, 64 vjeçe (viktima)

- Giuseppe Sciutto, 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Recommended