Ende pak psikologët/ Nuk zbatohet urdhri për shtimin e tyre në shkolla

  • 4 years ago
Pas skandaleve seksuale brenda ambjenteve të institucioneve arsimore, kryefjala e ministres së arsimit Besa Shahini ishte shtimi i psikologëve ne shkolla që ato të shndërrohen në hapësirë të sigurtë për fëmijët.


Mirëpo viti i ri shkollor do të nis me të njëjtin numër punonjësish të shërbimit psikosocial, edhe pse prania e tyre është edhe më e domosdoshme me rregullat anticovid qe nxënësit duhet të përshtaten me rikthimin në shkollë.

Valbona Treska: Rreth 340 punonjës të shërbimit psiko social, psikolog dhe punonjës social kanë përfunduar vitin e kaluar shkollor dhe po me këtë shifër fillojmë e këtë vit. Një psikolog vazhdon operon për 1200-2000 nxënës.

Edhe vetë psikologët janë interesuar pranë zyrave vendore arsimore se kur do mund të testohen për t?u punësuar dhe përgjigja nuk ka pasur një datë konkrete. ?Shpallja e procedurave të konkurrimit në profesionin e psikologut dhe të punonjësit social do të bëhen nëpërmjet njoftimit në faqet tona zyrtare? shkruhet në emailin që Drejtoria e përgjithshme e arsimit i ka dërguar psikologes. Edhe urdhri i psikologut është në pritje të njoftimeve të Ministrisë.

Valbona Treska: Në qershor të këtij viti doli një urdhër i ministres së arsimit për dyfishimin dhe punësimin e psikologëve të rinj në shkolla. Neve kemi vijuar menjëherë me ngritjen e grupeve te punës dhe presim nga dita në ditë që të bëhet njoftimi nga ministria e arsimit për rekrutimin e këtyre punonjësve të rinj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Psikologet#Shkollat#TopChannel

Recommended