Ora News - Nuk zbatohet udhëzimi i Ministrisë, nxënësit përdorin telefonat në shkolla

  • 5 years ago
#oranews

Udhëzimi që mban datën 16 nëntor të vitit të kaluar dhe firmën e ish-Ministres Nikolla do të duhej të ndalonte përdorimin e telefonit nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Por në një vëzhgim të kryer nga Ora News, rezulton se ky vendim nuk zbatohet në të gjitha shkollat.

Nxënësit jo vetëm që mund ta mbajnë telefonin në klasë por edhe mund ta përdorin gjatë orës së mësimit.

"Nuk lejohet, por disa nga nxënësit e klasës i marrin dhe i përdorin në orë të mësimit", tha një nxënëse.

"Një nxënës nga klasa jonë e ka marrë dhe i ka bërë video mësueses"

Për të tjerë që zbatojnë këtë urdhër, përdorimi i telefonit nga bashkëmoshatarët përbën shqetësim.

"Për mua është shqetësuese, sepse në orë të mësimit ose bëjnë video ose hapin video live"

Në gjimnazet duket se kontrollet janë më të rrepta.

Nxënësit shprehen se telefonat mblidhen në nisje të orës së mësimit dhe u dorëzohen në përfundim.

Në rast konstatimi të disponimit të telefonit, drejtoria e institucionit ka të drejtë ta sekuestrojë atë madje edhe të vendosë masa disiplinore ndaj nxënësve.

Këto masa i njoftohen me shkrim edhe prindërit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-zbatohet-udhezimi-i-ministrise-nxenesit-perdorin-telefonat-ne-shkolla

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended