Vit i ri por me halle të vjetra, shkolla në Vlorë ende pa sanitare. Prindërit: Nuk paguajmë më!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si në gjithë vendin, viti i ri shkollor ka nisur dhe për shkollën 9 vjeçare "Loni Mone" në Poro të Vlorës, por me probleme të mbartuara.

Përkundër premtimeve, problemi i pagesës së sanitares të denoncuar nga emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News në korrik të këtij viti duket se nuk ka marrë zgjidhje.

Prej katër vitesh, prindërit janë detyruar të paguajnë për fëmijët e tyre në mënyrë që të kenë një sanitare për shkollën, por situata sipas tyre është bërë e papranueshme dhe institucionet përgjegjëse duhet ti japin zgjidhje.

"Kemi kërkuar dhe në bashki. Këtë vit të shikojmë, deri tani nuk është zgjidhur. Ka shumë prindër që nuk kanë , kanë tre fëmijë, pse duhet ta paguajnë nga xhepi?"

"Pse mos të ketë shkolla një pastruese, të ngrihet mësuesja të zërë tualetet".

"Nëse nuk zgjidhet, fëmijët do bojkotojnë mësimin, do paraqiten në mëngjes por nuk do futen në shkollë.Që mos të marrin mungesa do paraqiten".

"Katër vjet mblidhen lekët privatisht nga nxënësit, unë jam pa punë. Ku ti gjej lekët? Nuk ka fonde thonë".

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare thotë se ka dërguar kërkesën në bashki por verbalisht i është thënë se nuk ka fonde.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vit-i-ri-po-me-halle-te-vjetra-shkolla-ne-vlore-ende-pa-sanitare-prinderit-nuk-paguajme-me

Recommended