Wake Up/ A duhet të mbajnë maskë, fëmijët në shkollë? Ja çfarë mendon mjeku Gent Stroni

  • 3 years ago
Jemi vetëm pak ditë nga hapja e vitit të ri shkollor, i cili në fakt nuk do të jetë ai i zakonshmi. Pandemia, do të kërkojë një sjellje të re nga nxënësit, mësuesit por edhe prindërit apo të afërmit që do të shoqërojnë fëmijët në shkolla. Gjatë këtyre javëve është folur për udhëzimin që ka miratuar ministria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit, rregulla të reja që nisin që nga mënyra e vendosjes në oborre, në klasa, dezinfektimi e deri tek mbajtja e maskës nga të gjithë fëmijët si një nga mjetet parandaluese për përhapjen e virusit. Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar (nga klasa e parë deri në klasën e pestë, 6-11-vjeç) u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit. Ndërkohë që nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar (nga klasa e gjashtë në të nëntë) dhe të mesëm (gjimnazi) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës, pra me detyrim. Meqë ky është një virus i panjohur ende, studimet shkencore nga vende të ndryshme në botë vijnë me rekomandime që ndryshojnë herë pas here. Studimi më i fundit nga Instituti i Shëndetit Publik francez thotë se gripi, megjithëse jo shumë i vrullshëm në Francë këtë vit, vrau 10 fëmijë nën 15 vjeç ndërsa Covid19 ishte i përfshirë vetëm në këtë grup moshë duke sjellë tre viktima. Ata kanë arritur në përfundimin se fëmijët dhe adoleshentët (deri në moshën 19 vjeç) nuk kanë asnjë arsye shkencore për të mbajtur maskë. Maskat e zakonshme prej letre ose rroba nuk janë në gjendje të ndalojnë viruset specifikohet në rekomandimet e tyre. Në po të njëjtat përfundime kanë arritur dhe studiuesit në Suedi, ku shumë shkolla mbetën të hapura gjatë pandemisë, duke përfaqësuar një mundësi unike për të vlerësuar ndikimin e vazhdimit të aktiviteteve shkollore në incidencën dhe ashpërsinë e sëmundjes në pediatri. Incidenca e shtrimeve në spital me një diagnozë të COVID-19 midis nxënësve të shkollës ishte 9 për 100,000. Vazhdimi i aktiviteteve shkollore nuk e përkeqësuan rrjedhën e pandemisë për fëmijët në Suedi, krahasuar me vendet me bllokime të rrepta
Po si e shohin mjekët infeksionist fillimin e shkollës në vendin tonë, a duhet t'i mbajnë maskat fëmijët gjatë procesit mësimor, a bëhen ato burim për sëmundje të tjera? Këtyre pyetjeve u dhamë përgjigje sot me mjekun infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Gent Stroni.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended