Top News - Fëmijët Covid/ E mbajnë në hundë deri në tre javë

  • 4 years ago
Fëmijët mund ta mbajnë koronavirusin në hundë deri në tre javë sipas një studimi të fundit, të realizuar në Korenë e Jugut. Edhe pse të dhëna të shumta tregojnë se të miturit vetë, në masë të madhe e kalojnë pa e kuptuar fare ose me simptoma shumë të buta Covid 19, ata ndërkohë mund të jenë përhapës të semundjes. Dhe fakti që virusi qëndron në hundët e tyre kaq gjatë, e dëshmon një gjë të tillë. Prandaj tani sidomos me rinisjen e shkollës, thonë ekspertët e huaj, është shumë e rëndësishme t`I kushtohet vëmendje maksimale higjenës.Studimi nga ana tjetër nuk provon se të miturit mund të përhapin sëmundjen në të njëjtën masë si të rriturit e infektuar. Logjika e dikton për cdo rast sipas shkencëtarëve, se njerëzit pa simptoma ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët nuk kolliten dhe nuk e përhapin virusin në ajër, mbeten më pak infektues se të tjerët.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Femijet#TopChannel

Recommended