Wake Up/ Mjeku, Stroni: Nëse Rama nuk plotëson kërkesat përshkallëzojmë aksionin

  • 3 years ago
Situata e vështirë që ka krijuar pandemia dhe humbjet e jetës në radhët e bluzave të bardha, i kanë detyruar këta të fundit që të ngrejnë zërin për plotësimin e disa kërkesave. Mëngjesin e sotëm (e enjte, 24 shtator) mjekët protestuan për 30 minuta në një tubim të heshtur me pankarta në duar, edhe pse nuk janë janë lejuar nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza por edhe nga policia. Ndërkaq në përgjigje të mjekëve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një takim paraditen e së enjtes. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, mjeku Gentian Stroni në një lidhje telefonike me "Wake Up" sqaroi dhe katër kërkesat që do të diskutojnë në këtë takim. Stroni tha se do të kërkojnë që të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë mjekët që humbin jetën gjatë pandemisë, të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, rishikimin e pagave, por edhe sigurimin e kushteve të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor tha se nëse nuk do të ketë një konsensus, ka një plan të dytë që është ai i përshkallëzimit të aksionit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended