Top News - Serbia pezullon stërvitjet ushtarake - shmang pjesëmarrjen në stërvitjet në Bjellorusi

  • 4 years ago
Qeveria e Serbisë, vendosi të mërkurën që për gjashtë muajt e ardhshëm të ndërpriten të gjitha stërvitjet ushtarake dhe veprimtaritë e tjera ushtarake me të gjithë partnerët e saj.


Vendimi u mor një ditë pasi njoftimit se forcat ushtarake të Bjellorusisë, Rusisë dhe Serbisë do të marrin pjesë në një stërvitje ushtarake në Bjellorusi nga 10 deri më 15 shtator.

Bjellorusia është përsfshirë nga protestat e përditshme masive që kur presidenti Aleksander Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara muajin e kaluar.

Ushtritë e këtyre tri vendeve që nga viti 2015 mbajnë stërvitje ushtarake me moton ?Vëllazëria sllave?.

Pas vendimit të qeverisë serbe, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se Serbia është nën trysni të ashpër dhe të pakuptimtë nga Bashkimi Evropian.

?Prej nesh kërkohet që me çmimin e braktisjes së ardhmërisë evropiane dhe me çmimin e trysnive është më të mëdha për politikën tonë, por edhe popullin ton në Kosovë dhe Republikën Serbe të braktisim stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë?, tha ai.

Duke theksuar se Serbia është vend ushtarakisht neutral ai theksoi se ?për të ruajtur këtë pozicion, për të shmangur apo të paktën zvogëluar pasojat e sulmeve të shtuara ndaj vendit tonë, politikën dhe ekonominë tonë, qeveria e Serbisë vendosi që për gjashtë muajt e ardhshëm të ndërpriten të gjitha stërvitjet dhe veprimtaritë ushtarake me të gjithë partnerët pa dallim?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVulin#Serbia#TopChannel

Recommended