http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas takimit mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un e presidentit amerikan Donald Trump, ky i fundit ka njoftuar se SHBA-të do të ndalojnë të gjitha stërvitjet e trupave ushtarake në Korenë e Jugut. Gjatë konferencës për shtyp në Singapor, Trump njoftoi se ?lojërat e luftës janë të papërshtatshme, provokuese dhe duhet të marrin fund?.
Por një lëvizje e tillë e Trump ka befasuar Pentagonin, Tokion dhe Seulin. Deklarata e cila përfshin aleatët amerikanë të sigurisë, ngre shqetësimin se Tump ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me liderin komunist në samitin e Singaporit, pa marrë asgjë në këmbim, sidomos kur ai la te hapur mundësinë e tërheqjes së 32,000 trupave amerikane nga Koreja e Jugut.
Mediat shkruajnë se lëvizja ka shtuar shqetësimin e aleatëve te Shteteve te Bashkuara, për shkak se Trump ka marrë një vendim për t?u afruar me Phenianin dhe Pekinin, pa u konsultuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se është e nevojshme ?të kuptohet qartë ajo çfarë ka dashur të thotë presidenti Trump.
Vendimi i Trump është vënë në dyshim edhe nga republikanët. Sipas tyre presidenti nuk ka ndërmend t?i lëvizë trupat amerikane nga gadishulli. Një ditë më pare shefi i Shtëpisë se Bardhe nënshkroi marrëveshjeje me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për denuklearizimin e Gadishulli.
Deri tani Pheniani i ka shfaqur botës vetëm pak momente të shkatërrimit të disa ndërtesave që shërbenin për aktivitetin bërthamor.