Reprot TV - Ankesë e re kundër skandalit me Unazën e Re, KPP pezullon procedurën e ARRSH

  • 5 years ago
Merr një tjetër rrjedhë skandali me tenderin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili përmes një procedure të dyshimtë dhe me shkelje flagrante ligjore, ka projektuar si fituese kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim (IKN) për të mbikëqyrur punimet që do të kryhen nga ?Salillari dhe Bajrami N?, në segmentin e Unazës së Re, nga Pallati Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja. IKN ka lidhje financiare me Salillarin, fakt i cili e bën mbikëqyrjen të paligjshme, i janë shtuar 20 pikë rrugës në mënyrë të dyshimtë si dhe ka paraqitur një ofertë anomalish të ulët sipas ligjit. Por, në një kohë kur Autoritetit Rrugor Shqiptar, dukej i vendosur për të shpallur fituese kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, pavarësisht shkeljeve dhe pasojave të mundshme penale, Komisioni për Prokurimin Publik ka vendosur të pezullojë procedurë deri në marrjen e një vendimi të dytë, pasi të ketë shqyrtuar ankesat dhe faktet e denoncuara. Report Tv ka mësuar se vendimi i KPP për pezullimin e procedurës ka ardhur pas një ankese të bërë nga kompania ?Gjeokonsult & Co? sh.p.k, e cila ka marrë pjesë në tender, duke e renditur fillimisht e para me pikë (95) sa i takon kritereve teknike. Por, ?IKN & Geostat? ka bërë rekurs dhe Komisioni i Prokurimit Publik, i cili duke konkluduar se meritojnë pikë maksimale. Autoriteti Rrugor Shqiptar, si autoritet kontraktor, në vend që ta përjashtonte IKN nga gara për shkak të lidhjeve me Salillarin që po zbaton projektin, e ka interpretuar vendimin e KPP si një urdhër, duke u shtuar 20 pikë kompanive ?IKN & Geostat?, çka për pasojë i ka ngjitur krye me 96.333 pikë.

Fillimisht, kompania ?Gjeokonsult & Co?, në datë 7 nëntor 2019, është ankuar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, si autoritetit kontraktor, duke kundërshtuar shtimin e pikëve për IKN si dhe kërkuar përjashtimin e saj për konflikt interesi, referua lidhjeve ekonomike me kompaninë Salillari, të cilën do ta mbikëqyrë se si i kryen punimet në Unazën e Re. Autoriteti i Rrugëve ka vendosur të mos e pranojë ankesën. Ndërkaq, në datën 21 nëntor 2019, kompania ?Gjeokonsult & Co? i është drejtuar me një ankesë Komisionit të Prokurimit Publik, duke i kërkuar pikësëpari pezullimin e procedurës për lidhjen e kontratës mes ARRSH dhe kompanise IKN, për mbikëqyrjen e punimeve që do të kryhen nga Salillarin në Unazën e Re, deri në një vendim përfundimtar të Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu ?Gjeokonsult & Co? kërkon përjashtimin përfundimtar të kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim nga procedura e prokurimit, anulimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë ARRSH për kualifikimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë ?Geosat? sh.p.k & ?IKN? në këtë procedurë si dhe detyrimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të vlerësojë në mënyrë përfundimtare ofertat e operatorëve duke pranuar ofertën e operatorit ekonomik ?Gjeokonsult & CO? sh.p.k. si ofertë të suksesshme.