Top News - Banda e kasafortave/ Tiranë, 3 në pranga dhe 2 në kërkim

  • 4 years ago
Zbardhen 8 grabitje të ndodhura në Tiranë në kohë dhe vende të ndryshme. Policia e Tiranës pas një hetimi disa mujor bëri të mundur identifikimin e autorëve dhe pas një operacioni të mirëorganizuar të koduar ?Sezoni? janë arrestuar 3 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin grabisnin banesa dhe kasaforta në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës. Agjentët e policisë kriminale kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova 7 raste të vjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Operacioni u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë numër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore disamujore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa, shuma që arrin deri në tre raste në afro 10 mijë euro.

Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina, një sasi parash si dhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonave celularë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended