18 mld lekë evazion / Pranga 13 personave në Tiranë, mes tyre biznesmenë të njohur, 12 në kërkim

  • 5 years ago
TIRANË- 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar.

Bëhet fjalë për: ?Ble-me-18 Invest?- Bledar Metko; ?Ufi? 02-Kudret Memaga; ?Sula&Leo?, Erald Sotiri; ?Al-Ber? Sentiliano Cifliku; ?Ri-gre-96?Rigerta Bakiasi; ?Sim 2-B?- Gentian Dedja; ?Sula & Leo? Anida Brahimi; ?Jonufri?-Myfaret Ballushi; ?Çaçi?- Asim Çaçi; ?Krist-Al Construcsion?; ?Bruna Al? Gerdi Lano dhe ?Ori?-Kristi Rrënja.

Hetimet për këtë rast me 30 persona të përfshirë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet. Nën hetim janë edhe 20 kompani dhe 4 studio kontabiliteti.

Nga hetimet rezultoi se 20 kompanitë ndër vite bënin shkëmbim faturasht tatimore fiktive. Skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregëtare dhe faturat për këto produkte u ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë, të cilat i shikoni në këtë tabelë në reshtin e dytë.

Më pas këto subjekte fiktive, realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Dosja përcakton se subjektet nuk kishin kapacitete për ushtrimin e aktivitetit në vlera të larta, ata u zbuluan pasi kishin punësuar 1-5 punëtorë dhe bënin xhiro vjetore mbi qindra mijëra euro ndryshe nga ajo çka kishin deklaruar.

Recommended