Ora News - Pas arrestimit të "Tesit", policia "skanon" Vlorën, 7 në pranga dhe 3 në kërkim

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Pas arrestimit të "Tesit" dhe vëllait të tij në Selencië, policia ka zhvilluar një operacion në Vlorë, ku në pranga janë vënë 7 persona, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.

Operacioni i koduar "Vjeshta" është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ?Kultivimit të bimëve narkotike?, por edhe veprave të tjera penale si ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? e kryer në bashkëpunim, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Moskallëzimi i krimit?.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore.

"Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë", sqaron policia.

Të arrestuarit

Çerciz Velaj 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Enton Likaj 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.

Daniel Nikaj 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.

Altin Veizaj (Shkelzen ) 37 vjeç, banues në Vlorë.

Antonio Veizaj 27 vjeç, banues në Vlorë.

Marjo Veizaj 22 vjeç, banues në Vlorë.

Romeo Likaj 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/policia-skanon-vloren

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended