Byrek i thjeshtë me petë të pjekura dhe me mish nga zonja Vjollca

  • 3 years ago
Byrek i thjeshtë me petë të pjekura dhe me mish
Përbërësit:
5 petë të pjekura
2 qepë ( 200 gr)
500 gr mish viçi ( tul)
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
2 vezë
400 ml gota qumësht
200 gr krem kosi ( schmand)
150 gr djath që shkrin
Përgatitja:
Grijmë qepët shumë imët. Mishin e presim në kubikë shumë të vegjël dhe e marinojmë me kripë dhe piper të zi, 3 lugë gjelle vaj e bashkojmë në një tas të vetëm mishin dhe qepën dhe I përziejmë mirë. Ngrohim në tigan pak vaj dhe shtojmë në të mishin me qepën duke i përzjerë herë pas here për 10 minuta. Lyejmë me gjalp një tepsi me përmasat 20-30 cm dhe shtojmë si bazë petët e pjekura të copëtuara. Mbi petë shtojmë mishin me qepët duke I shpërndarë në të gjtihë sipërfaqen. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë të plotë dhe shtojmë në të 3 gotë me qumësht dhe pak kripë, spërkatim komplet sipërfaqen mbi mish e mbulojmë me fjath të grirë dhe vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Recommended